Në plotësim të skenarit mitologjik, tre kuaj vendosur në hyrje të Kryeministrisë, përbëjnë të parën tablo të “Leviatanit mekanik”. Errësira që shoqëron çeljen e ekspozitës shton misterin e simbologjisë së kësaj trinie. Artisti Ergys Krisiko e kuratorja Ajola Xoxa, i konsiderojnë si mbretër të natyrës së egër që nuk i frikësohen “përbindëshit “që ka pushtuar ambientet e kryeministrisë. Në çelje të ngjarjes jo të zakontë kulturore, kryeministri Rama nuk është i pranishëm, ndërsa artisti lë veprën të flasë.
Përbindëshi mekanik ngrihet gjigant përmes fletëve të çelikut në dy salla. Është një punë, të cilën Krisiko e ka 2 ideuar vite më parë, ndërsa instalimi i saj në Kryeministri, ka marrë plot 15 ditë. Ditë të trazuara të cilave u përshtatet filozofia e integruar e Hobbes, rreth absolutizmit të pushtetit.
“Kemi parë tentativa të ndryshme për ta marrë fizikisht këtë ndërtesë. A thua se pushteti qëndron tek muret. Apo Leviatani janë njerëzit, apo Leviatani janë ata që e japin fuqinë, pra është populli?!”, shprehet Xoxa.
Një bisht luspor, të kujton prejardhjen e bishës, ndërsa përshkrimi të çon tek simbolika e dyfishtë që i jep feja e mitologjia për fuqinë e madhe krijuese të Zotit.
Ana e errët e kësaj bishe demoniake, që Hobbes e lidh me pushtetin e Krisiko me kryeministrinë, të çon deri tek aftësitë për të vrarë.
“Thomas Hobbes është absolutist. Ai beson që njeriu është i keq në thelb dhe njeriu nëse lihet në gjendjen e tij të lirë do ta vrasë njeriun, do ta sulmojë atë dhe do t’i bëjë keq atij. Si pasojë, lind nevoja e krijimit të një kontrate sociale”, shton më tej Xoxa.
Në barkun e përbindëshit, artisti përmes filozofit anglez, ndez një qiri e fton vizitorët të reflektojnë, për çka mund të ketë ndodhur ose që mund të përsëritet. Ndërkaq, disqet që vizitorët mund t’i shohin si simbolikë të pushtetit, shtojnë drojën për të lëvizur, ndërsa hapësira duket fare e ngushtë përballë përbindëshit.
Z Velia nuk po merresh vesh cfar profesioni ke po I fut hundet ne cdo bisnes Mbahu moj grua se keshtu I nxjerr bojen bashkeshortit Mos shani Argiten e Sales se jeni bere me keq se ajo Klientet me te pasur vine ne zyren tende te avokatise, kengetaret kerkojne kompozimin tend ,piktore e skulptore kurimin tend …… Lerja dikujt tjeter te haje buk e shko fito duke shkruar ndonje liber
Përgjigju