Lulzim Basha

Politikë

Lëvizja/ Basha punoi që në 2018-n për shmangien e dorëheqjes pas humbjes, përjetësoi mandatin e tij në krye të PD! Me Statutin e ri s’mban përgjegjësi për disfatat

3 Maj 2021, 16:47| Përditesimi: 3 Maj 2021, 16:52

  • Share

Pas gjashtë humbjeve radhazi dhe lënien e Partisë Demokratike në opozitë, të paktën deri në vitin 2025, Lulzim Basha duket i vendosur për të mos dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, teksa tha sot për Report Tv se do të vazhdojë betejën. Qëndrimi i Bashës, i cili po shtyn PD-në drejt ndarjes në dy kampe, vjen pasi ka marrë një sinjal nga Sali Berisha, për të vijuar drejtimin e partisë më të madhe në opozitë. Teksa zërat brenda partisë për largimin e tij, si një projekt i dështuar dhe humbës sistematik, sa vijnë e shtohen, Basha po shmang dorëheqjen, duke tentuar të zbusë peshën e humbjes, përmes një fushatë pretendimesh për deformimin e zgjedhjeve, por edhe përmes sulmeve ndaj zërave kritikë. 

Megjithatë, për t’i shpëtuar një furie dhe rebelimi të natyrshëm brenda partisë pas humbjes së radhës, Lulzim Basha ka punuar dhe ka përgatitur terrenin, nga pikëpamja juridike, që në 2018, kur miratoi ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike. Në pranverën e vitit 2018, një vit pas humbjes së zgjedhjeve të 2017, Partia Demokratike u përfshi në debate të forta për ndryshmet statutore. Në Këshillin Kombëtar të PD-së u paraqitën dy variante me ndryshime në statut. Një variant i Lulzim Bashës dhe rrethit të tij si dhe varianti tjetër nga kritikët e kryetarit.

Varianti i Bashës nuk parashikonte asnjë përgjegjësi të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve. Nuk parashikonte as kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit, as kushtet për largimin e tij, as ndonjë detyrim për dorëheqje. Ndryshimet përjetësonin mandatin e Bashës në krye të PD-së, pavarësisht se sa herë i humbet në zgjedhjet parlamentare. Varianti i Bashës u miratua në mënyrë të njëanshme dhe mes kontestimeve të forta në Këshillin Kombëtar të PD-së. Sot, në statutin e PD-së nuk parashikohet asnjë përgjegjësi i Lulzim Bashës për humbje e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, në prill të 2018, Arben Imami, në emër të linjës kritike, kërkoi të analizohej humbja e 2017 si dhe propozoi një variant tjetër, për ndryshime në statutin e PD-së. Varianti i Imamit parashikonte kufizimin e mandatit të kryetarit dhe dorëheqjen e tij në rast të humbjes së zgjedhjeve, pa asnjë alibi, justifikim apo manovër për të qëndruar në krye të partisë. Ky variant u rrëzua me shumicë votash në Këshillin Kombëtar.

“...dorëheqja është vullnetare, kurse shkarkimi është i përcaktuar në statut”, tha Edi Paloka pas mbledhjes ku u miratua statuti i ri i PD-së. Pra, dorëheqja u la si një e drejtë morale në vullnetin e kryetarit dhe jo si një detyrim statutor. Nga ana tjetër, edhe shkarkimi i kryetarit të partisë, në rast humbje të zgjedhjeve, pothuajse është i pamundur. Në statut parashikohet që kryetari shkarkohet përmes një mocioni mosbesimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së, kur votojnë pro shkarkimi më shumë se sa gjysma e anëtarëve.

Së pari, në statut nuk parashikohet asnjë rrugë procedurale se si mund të shkohet deri tek mocioni i mosbesimit. Së dyti, shkarkimi është i pamundur në kushtet kur Lulzim Basha, ndonëse humbës në çdo palë zgjedhje, kontrollon sot të gjitha strukturat drejtuese të PD-së, sigurisht bashkë dhe falë Sali Berishës. Që kur Sali Berisha i besoi drejtimin e PD-së në verën e vitit 2013, Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet lokale të 2015, zgjedhjet e pjesshme në Korçë dhe Dibër, zgjedhjet parlamentare të 2017, braktisi zgjedhjet lokale të 2019, duke humbur të gjitha bashkitë, si dhe humbi edhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Statuti i PD i ndryshuar në 2018

Neni 51

Kryetari i Partisë

1. Kryetari i Partisë kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre. Ai përfaqëson Partinë në të gjitha veprimtaritë publike e politike, të brendshme dhe ndërkombëtare.

2. Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Kryetari i Partisë në varësi të problematikave apo çështjeve specifike mund të ngrejë struktura ndihmëse apo të caktojë koordinatorë apo të deleguar, të cilat merren me shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre, apo drejtimin e procesit të ngarkuar.

3. Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH.

4. Kryetari i Partisë në përmbushje të funksioneve të tij dhe garantimit të mbarëvajtjes së punës në parti, nxjerr urdhra dhe udhëzime, në bazë dhe për zbatim të këtij Statuti, si dhe të vendimeve të organeve drejtuese të Partisë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 03/05/2021 22:05

    Luli nuk ka lidhje me PD. Ai e ka biznes partine. Cdo kerkese ekonomike i eshte plotesuar dhe do ti plotesohet nga pushteti. Edhe kandidatet per deputete jane perzgjedhur mbi bazen e dyshimeve me prapavije familjare dhe ekonomike. Sa te jete ai ne krye te PD , PS do jete ne pushtet. Kshu qe demokrate, sa nuk eshte vone, merrni valixhet dhe largohuni nga ky vend.

    Përgjigju
  • 7x7=46: 03/05/2021 19:55

    Një budalla me pak ! Ky nuk fiton sa të jetë gjalle! Nese ka b**e të kandidoje kundra lali erit ne 2023 per bashkine Tirane dhe ka për të humbur mbajeni mend ! E mori në qafë PD por kishte qene fati për të majten që kur erdh Ky!

    Përgjigju
  • REXHEP KASAP DELIRANT BULE LEKA [KEPI ]: 03/05/2021 19:05

    Lylzim Basha është dylberi anti Shqiptarit Sali Berisha. E sa të jet Sali Berisha gjall Lylzimin se heq njeri nga kryesimi pd. Se lylzimi është garancia për fmit e Salehut. Me një fjal partia demokratike është parti private e Salheut që vetëm ai vendos. Kshu që të gjith që kundërshtoin rafin uj në havan. Lyli hikën nga partia kur salheu të kthej këmbët nga Djelli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?