Lëvizja Bashkë në zgjedhjet e 2025/ Arlind Qori: Kemi program social-demokrat! Ideali im janë vendet skandinave

21 Maj, 17:43| Përditesimi: 21 Maj, 19:47

  • Share

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ishte i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv teksa foli për aksionin politik të lëvizjes që drejton, e cila po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.

Qori u ndal edhe tek siguria e punëtorëve dhe pagat e tyre, teksa sot ndodhën dy tragjedi njëra në minierën e kromit në Martanesh dhe tjetra në guroren e Selenicës ku humbën jetën dy punëtorë.

'Në Shqipëri për numër të punësuarish vdesin më shumë se në vendet e BE-së. Tek minierat është një katastrofë. Jeta e njeriut për ata që duhet të investojnë, nuk vlen. Shpesh herë vdesin punëtor dhe nuk merret vesh. Sepse ai gangsteri mund tja mbyll gojën familjarëve. Ata që marrin licensa nuk duan t'ja dinë fare për sigurinë në punë. Për ta jeta e punëtorit është më pak e vlefshme se jeta e qenit që kanë në shtëpi. Sot dy punëtorë vdesin për shkak të kushteve në punë. Përgjegjësia shkon edhe më lart tek kryeministri.

I vetmi kryeministër në botë që krenohet se nuk ka sindikata. I vetmi që u thotë sipërmarrësve mos punësoni punëtorë shqiptar se janë llafazan. Sot Shqipëria vuan nga mungesa e forcës punëtore. Shumë punëtorë akoma punojnë në të zezë. Tragjedi shumë dimensional. Lëvizja Bashkë e vetmja që flet për punën për punëtorët. Sindikata për punëtorët është jetë. Është fitimi i të drejtave që kanë punëtorët në perëndim. Puna duhet të ishte motori i një jete të lumtur', tha Qori.

Sa i përket aleancave të mundshme të Lëvizjes Bashkë me Nismën Thurje të Endri Shabani apo ‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj, Qori thotë se nuk ka asnjë negociatë me askënd.

'Nuk e di që Lëvizja Bashkë të jetë në negociata me ndonjë parti. Nuk e di kush negocion me Lëvizjen Bashkë. Nuk e di si dalin këto informacione. Unë jamë kryetari i Lëvizjes Bashkë, as kam takuar as kam marrë mesazh nga ndonjë kryetar i ndonjë partie.

Nuk e përjashtoj, ne bashkëveprimin e kemi vetëm parimor, jo kalkulativ. E vetmkja që ka rëndësi janë parimet. A do shkojmë tek qytetarët shqiptarë faqebardhë me të drejtën, apo do shkojmë me këto lojërat e vjetra politike. Lëvizja Bashkë po përgatitet, opsioni A hyjmë në zgjedhjet e ardhshme dhe kërkojmë votat për programin e Lëvizjes Bashkë.'

Sa i përket protestave të vakëta para bashkisë Tiranë, Qori thotë se ka të bëjë me besueshmërinë që njerëzit kanë tek personat që organizojnë këto protesta

'Pjesëmarrja e ulët ka disa shpjegime. E para ka të bëjë me besueshmërinë e atyre që të thërrasin në protestë. Por ka edhe probleme përtej besueshmërisë. Kur ne organizojmë protesta asnjë media nuk jep njoftim se ne do bëjmë protestë. Shumica e qytetarëve thonë se sado të bëjmë protesta nuk ka rëndësi. Ne për këtë i themi, nuk janë SHBA, as ambasada as SPAK. E keni në dorë ju.

Jemi përditë në rrugët e Tiranës, për ti dhënë kurajo qytetarëve. Politika shihet vetëm në terma të votës. Nuk mjafton vetëm vota. Vota nuk mjafton, po nuk erdhe me mua në protestë, por nuk erdhe me mua në aktivizëm. Ata që janë përballë janë shumë herë më të pasur, shumë herë më të kërcënueshëm. Alternativa jonë do të jetë ajo e pjesëmarrjes.'

Programi i Lëvizjes Bashkë është social demokrat dhe ideali i Qorit janë vendet Skandinave.

'Programi ynë është i mirëfilltë i social demokracisë europiani. Programi ynë edhe fushë pamja jonë është në kuadrin social demokracisë. Frymëzohem prej vendeve social demokrate të Europës veriore. Nëse dikush se në Suedi, Danimrakë mbizotëron komunizmi. Ne do bazohemi tek pagat dhe pensionet. Ne vijmë me dy propozime, me një pagë minimale 600 mijë lekë të vjetra dhe pension mesatar 320 mijë lekë të vjetra.

Janë një hap i rëndësishëm përpara. Është sinjal edhe për biznesin, ose rrisni pagat ose do iu ikin punonjësit. Mendoj se një shtet zhvillimor mundet ti përkrahë bizneset e vogla për të mbërritur tek kjo pagë minimale. Rritja e pagave është edhe një faktor kyç i mëkëmbjes ekonomike. Kur ti rrit pagat dhe pensionet ke rritur dhe ekonominë e brendshme. Kur paraja mbetet me tepri në duart e njerëzve të pasur rrezikon që kjo para të mos futet në treg.'

Lëvizja Bashkë pavarësisht financave do të jetë në çdo cep të Shqipërisë për të përgatitur votuesit në zgjedhjet e 2025.

'Do shkojmë në çdo qytet dhe çdo fshat të Shqipërisë, me autobus, me makinë, me furgon, me biçikletë. Qytetarët shqiptarë kanë nevoja në çdo vend. Probabiliteti më i lartë për të na votuar është aty ku problematikat janë më të mëdha', shton Qori.

Punën e SPAK, Arlind Qori e vlerëson sa i përket hetimeve në lidhje me zyrtarë dhe ish-zyrtarë, por sipas tij hetimi duhet të shtrihet edhe më gjerë.

'Jam në mëdyshje. E vlerësoj që jemi hapa përpara. Kemi një numër zyrtarësh që përballen me drejtësinë. Kam rezerva. Hetimi nuk po vazhdon tek gjithkush. Prisja që të kishim një akuzë për Erion Veliaj, apo për zotin  Rama. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Por nuk jam nga ata që mallkojnë SPAK sepse të kanë akuzuar udhëheqësin historik. Udhëheqësi historik këtu është hajdut. Jemi të parët për korrupsion në Europë. Askujt të mos i falet asgjë.'

Politikën e vjetër Qori e sheh si humbje kohe, me liderët historikë që kanë humbur çdo kontakt me realitetin për shkak të privilegjeve që gëzojnë.

'Përveçse të korruptuar janë edhe njerëz që pushteti i ka bërë të humbin kontaktet me realitetin dhe shoqërinë. Ka qenë një ministre që thoshte jetohet me 140 mijë lek të vjetra. Kanë humbur kontaktet. Jetojnë në një realitet tjetër, luksi, privilegjesh. Kanë humbur njohjen e shoqërisë, janë dyfish të dëmshëm, edhe si njerëz që duke mos pasur idenë se çfarë nevojash ka shoqëria vendosin për gjëra të dëmshme. Diskutimet politike i kemi si para 30 vitesh. Ne merremi me konfliktet e 44 mos them të shekullit XIX', përfundon Qori.

Ora 17:51
Negociata me Shabanin dhe Lapajn? Qori në 'Studio Live': As kam takuar dhe as kam marrë mesazh nga ndonjë kryetar partie tjetër

 

 

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, hodhi poshtë çdo aludim se lëvizja që drejton është në diskutim për koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me Nismën Thurje të Endri Shabanit apo 'Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapaj.

'Nuk e di që Lëvizja Bashkë të jetë në negociata me ndonjë parti. Nuk e di kush negocion me lëvizjen bashkë. Nuk e di si dalin këto informacione. Unë jamë kryetari i Lëvizjes Bashkë, as kam takuar as kam marrë mesazh nga ndonjë kryetar i ndonjë partie.

Nuk e përjashtoj, ne bashkëveprimin e kemi vetëm parimor, jo kalkulativ. E vetmkja që ka rëndësi janë parimet. A do shkojmë tek qytetarët shqiptarë faqebardhë me të drejtën, apo do shkojmë me këto lojërat e vjetra politike. Lëvizja Bashkë po përgatitet, opsioni A hyjmë në zgjedhjet e ardhshme dhe kërkojmë votat për programin e Lëvizjes Bashkë.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 22/05/2024 05:35

    Do ishte nje epoke e re per shqiperine po ti jepte votat ketij njeriu qe besoj eshte nder me te ndershmit pas 1990.Por duke ditur qe e kane marre peng vendin PS.PD.LSI e te tjera parti maskarenjsh eshte e pamundur tja u heqesh pushtetin nga duart.

    Përgjigju
  • poli: 21/05/2024 19:56

    bravo arlind ,,vota ime eshte per ty...

    Përgjigju
  • Rriqo: 21/05/2024 19:09

    O qorro ngele tu pa ondrra me sy hap…

    Përgjigju
    • Nini bules: 22/05/2024 11:47

      Po shoku patronazhist , ashtu esht.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?