Teksa ka nisur Kuvendi i Shqipërisë, ku do diskutohet edhe projektligji për “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore", Lëvizja Bashkë po proteston jashtë ambienteve të parlamentit. Ata bëjnë kërkesë që të miratohet minimumi jetik, ndërsa thonë se po i rrisin pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sa 100 -fishi i pensionit minimal.
Ata u shfaqën para Kuvendit me pankarta në duar me mbishkrimin “Një deputet paguhet sa 39 të moshuar”, “Më i lartë tensioni se pensioni”, “Si shkuan pushimet në Dubai”, “Po vidhen miliona, populli ha bukë thatë”, ata kërkojnë që të miratohet minimumi jetik.
“Po rriten rrogat e anëtareve të gjykatës kushtetuese. E dini sa është pensioni minimal në Shqipëri, 8 mijë lekë. Duan ta bëjnë rrogën 670 mijë lekë, pothuajse 100-fishi i pensionit minimal, kërkojmë minimumin jetik për të ul këto diferenca me shtresave shoqërore. Nuk mundet që një pensionist që ka punuar një jetë të tërë në republikën e Shqipërisë pa çekiç, të paguhet 100 herë më pak se anëtari GJK. E kuptoni ku jemi. Kërkojmë jo vetëm që të shqyrtohet minimumi jetik. Kërkojmë të miratohet”, tha një protestues.
Lajmi kryesor:
Për herë të dytë, Kuvendi shtyn pr.ligjin për pagat e Kushtetueses! Bardhi e Tabaku: Duhet reformë tërësore! Gogu: Mos hidhni baltë! Ja çfarë u miratua
SI.E.//ReportTv.al