Kryetari i partisë, Bilall Kasami

Kosova & Rajoni

Lëvizja BESA përjashton nga partia deputetin që nuk iu bind partisë dhe la në pushtet qeverinë e Zaevit

12 Nëntor 2021, 19:49| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 19:52

  • Share

Lëvizja BESA ka përjashtuar nga partia deputetin Kastriot Rexhepi, pasi ky i fundit nuk mori pjesë këtë të enjte në seancën parlamentare për të mbështetur mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i partisë, Bilall Kasami, i cili tha se Rexhepi veproi në kundërshtim me vendimin e partisë dhe për rrjedhojë dëmtoi rëndë prestigjin e Lëvizjes BESA.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Opozita në Maqedoninë e Veriut nuk arriti të sigurojë të enjten votat e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, pasi ishte deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, ai që prishi planet e partive opozitare.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhi: 13/11/2021 06:31

    Ndëroni dhe emrin e partisë, se nuk e meritoni o të pabesë.

    Përgjigju
  • GOLI: 12/11/2021 21:34

    NE KOTEC,SHERBETORE TE UDB-DUI-zmit I KEMI NE MASE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?