Lëvizja e Salianjit, Sulaj në ‘Pa Protokoll’: S’do gjejë mbështetje! Qafoku: ‘Karta’ e Berishës për të bërë për vete deputetët e Alibeajt

13 Janar 2023, 22:33| Përditesimi: 14 Janar 2023, 06:42

  • Share

TIRANË- Lëvizja e deputetit Ervin Salianji ka trazuar sërish ujërat brenda PD-së, por a do të gjejë ai mbështetje për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn? Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Blendi Sulaj thotë në Report Tv se kjo lëvizje do të dështojë, madje sipas tij edhe disa nga deputetët që ia kanë dhënë firmën deri më tani, do t’a tërheqin dhe do t’i mbeten vetëm 9 firma.

“Lëvizje që do dështojë, s’do gjejë mbështetjen e duhur. Më e rëndësishmja është si do gjendet zgjidhja që në zgjedhjet e 14 mjit PD të jetë konkurruese para PS. Thelbi i kësaj është që bëri Salinaji, e rregullon apo jo? Ishte lëvizje e pastër politike, për të kapur grupin parlamentar, në asnjë moment nuk mendoj që do finalizohet. Deri të hënën do shkojnë në 9”, tha Sulaj.

Në emisionin ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu, analisti Roland Qafoku tha se Salianji po përdoret si një ‘kartë’ nga Saali Berisha në mënyrë që këtij të fundit t’i bashkohen edhe pjesa tjetër e deputetëve që mbështesin Alibeajn.

“Mund të bënte për vete përtej atij grupi. Deri më tani 25 janë të foltores. Foltorja s’ka as gjysmën. Ka dështuar në marrjen e terrenit të grupit parlamentar. Këtu është ajoi që them unë, ujk i vjetër. Me anë të Salianjit mund të merrte disa. Ai ka ruajtur një pozicion as me foltoren as me Slibeajn. Ka lujatur me të dyja palët, i baraslarguar nga palët. Kjo është kapur nga Berisha. Një Salianj deputet i thjeshtë, i dënuar që nuk është asgjë, apo kreu i grupi të PD-së. Kjo i jep një bonus edhe Salianjit. Atij i është premtuar suporti”, tha Qafoku.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i PD-së së Alibeajt, Besart Logu thotë se Berisha po shpërblen Salianjin, pasi ky i fundit ishte ndër të parët që i kërkoi Lulzim Bashës të largohej nga drejtimi i PD-së.

“Ndoshta se Salinaji po merr shpërblim për lëvizjen. Salianji dhe Duma ishin dy deputetët e parë që kërkuan nga Basha të jepte dorëheqjen. Salianji po merr një shpërblim. Këtu është çështje të fusin Berishën nga dritarja në PD. S’të bën godina kryetar partie”, tha Logu.

Por sipas juristit, Leonard Karaj firmat e mbledhura nga Salianji do t’i hapin rrugë shkarkimeve të reja nga grupi i PD-së. Karaj u shpreh se Alibeaj do t’i penalizojë deputetët që do mbështesin Salianjin.

“Nëse arrin dhe mendon se pjesa më e madhe e grupit, që sot ka ngelur me 35. Sa më shumë të mbledhin firma, aq më shumë do përjashtojë Alibeaj dhe do e çojë partinë në 7 ose 5 mjafton që ta ketë ai grupin”, tha Karaj.

Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi. Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ato ishin pezulluar më herët nga Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?