Gjykata Kushtetuese

Lëvizja/ Gjyqtarët e shkarkuar kërkojnë goditjen e ligjit të Vetingut në Kushtetuese, përpjekjet 4-vjeçare të PD dhe magjistratëve për sabotimin e ligjit

25 Dhjetor 2020, 16:04| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 19:50

  • Share

Intensifikohen kërkesa dhe zërat për goditjen dhe rrëzimin e ligjit të Vetigut, i cili po pastron drejtësinë shqiptare nga gjyqtarët dhe prokurorët me pasuri të pajustifikuara, të lidhur me krimin dhe të paaftë profesionalisht, duke prerë fijet e zeza mes politikës dhe gjyqësorit, në kuadër të reformës në drejtësi. Gjyqtari i Apelit në Durrës Tritan Hamitaj, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të dërgojë ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa vjen pas apelimit të ish-ministrit të Drejtësisë së LSI, Ylli Manjani, i cili në fund të muajit shtator 2020, bëri thirrje për të ndaluar urgjentisht procesin e Vetingut.

Tritan Hamitaj u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me shumicë votash, në 17 shtator 2020, vetëm për kriterin e pasurisë. Gjyqtari e ka ankimuar vendimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke paraqitur gjashtë kërkesa; rrëzimin e vendimit të KPK, pezullimin e gjykimit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 61/3 të ligjit të Vetingut, rrëzimin e hetimit dhe procedurave nga shkalla e parë e Vetingut, korrigjimin e gabimeve procedurale të vendimit të KPK si dhe një hetim nga fillimi për të tre kriteret.

Pika në ligjin e Vetingut që gjyqtari kërkon që të shfuqizohet parashikon që organet e Vetingut mund të shkarkojnë gjyqtarin apo prokurorin nga detyra “3. Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë”. Ligj i Vetingut është konfirmuar si i ligjshëm në çdo germë nga Komisioni i Venecias dhe më pas nga Gjykata Kushtetuese, para se të boshatisej. Për të sabotuar, rrëzuar dhe deformuar këtë ligj, i cili sipas SHBA-BE duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera, ka pasur përpjekje të vazhdueshme prej katër vitesh.

Në vjeshtën e vitit 2016, Partia Demokratike kërkoi rrëzimin e ligjit të Vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Betejës së PD-së iu bashkuar edhe Unioni i Gjyqtarëve. “Qëndrimi i Asamblesë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë është se ligji për vetingun ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe, për pasojë do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Unionit në nëntor të 2016.

Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin dhe zbatimit ligjit të Vetingut më 25 tetor 2016, ndërsa vendosi t’i drejtohej Komisionit të Venecias, për të marrë një opinion përfundimtar. Me këto lëvizje, zbatimi i ligjit tw Vetingut u vonua 8 muaj, por përmbajtja e ligjit nuk u cenua.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 26/12/2020 08:50

    Cdo gje pritet ne Albanistan

    Përgjigju
  • Cimi: 26/12/2020 08:09

    Po lexoja komentet me poshte, nje pjese pa lidhje fare me artikullin. Popull: I qani hallin kalorsit pse i varen kembet? Vazhdoni me teorite konsiltative te inteligjences se huaj e vari qillon. Kush eshte denuar deri me sot? Pse? A mbajne njeri tjetrin figurat politike? A ke te njejtet politikane per 30 vite dhe nderrojne postet si gure shahu? I intereson PS para zgjedhjeve nje Kushtetuese.m e forte apo me mire jo qe te mos kete kontenstime? Si po zgjidhen anetaret e Kushtetueses dhe sa e piset eshte loja? Perse po mbyllen syte?

    Përgjigju
  • Shqiptar: 25/12/2020 19:18

    Ligji i Vettingut eshte ligj Kushtetues. Gjykata nuk mund te rrezoje ndryshimet Kushtetuese.

    Përgjigju
  • Nomi: 25/12/2020 19:09

    Magjistratet e shkarkuar kane gjithe te drejten te kerkojne te drejten e tyre deri ne fund, po SPAK-u qe u ngrit per te rikthyer besimin e publikut te drejtesia çfare pret?! Thjesht nja 2-3 magjistrate milionere qe te mos bejne kerdine te tjeret qe ende s'kane dale ne vetting. Fundja, kontestimi qe i bejne te shkarkuarit Vettingut eshte pozitiv, sepse eshte test per vete Vetting-un.

    Përgjigju
  • Lawyer/PhD Eduart F.G. NH-US: 25/12/2020 18:55

    Persa kohe ne Gjykaten Kushtetuese eshte si Kryetare Vitore Tusha, qe eshte me mandat te perfunduar por e mban ne FORCE Ilir Meta per sherbime akoma ne favor te Tij dhe Sali Berishes, padyshim dhe Partive PD-LSI (ku Kjo monster e fundit e Gjyqesorit Mafioz Berisha-Meta, eshte dhe Kryetare e KED -Keshilli i Emrimeve ne Drejtesi- po me FORCEN e Ilir Metes si Nen-Kryetari i Mafias Shqiptare, sepse Kryetar i Mafias dihet qe eshte Sali Berisha). Sipas do Informacioneve nga disa Sherbime Inteligjente te Perendimit Euro-Atlantik si dhe te Fqinjeve tane, edhe pse Berisha e Meta dhe shumica ne partite e tyre jane te lidhur me Fijet e Zeza te Fqinjeve te Shqiperise dhe Rusine, ku Media filo-PD dhe filo-LSI eshte e eshte e kapur nga Fqinjet dhe Sherbimet e tyre, ku dhe pastrohen Dhjetra Miljona EURO ne vit ne keto Media, familja Berisha dhe familja Meta me te madhe e me te vogel, kane kaluar shifrat e disa Miliardave DOLLAR APO EURO, pasuri te patundshme dhe biznese me qindra e qindra kudo neper Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, si dhe CASH ne shume Banka ne Ballkan, BE , Karaibe, Amerike-Latine, Azi dhe disa Vende Arabe. Deri ne Afriken e Jugut dhe Italine e Veriut eshte Ilir Meta me biznese, ku sekser eshte njeriu me intim i Tij per lidhje me Mafian Italiane dhe Nderkombetare, Ilir Kulla. Zoti BOLINO, keto nuk jane as 0,1% te fakteve qe dyshja Berisha e Meta jane super-hajdutet dhe super-kriminelet e Shqiperise post-Komuniste.u i keni te gjitha mundesite e verifikimit te ketyre *pak* qe ju radhita me siper...! MOS ME CENSURONI, JU LUTEM

    Përgjigju
  • Taku: 25/12/2020 18:52

    Në fakt procesi i vetingut prek një të drejtë kushtetuese që është: “Prezumimi i pafajësisë”. Nuk e di rastin specifik të këtij gjyqtari, por në thelb procesi është jo-kushtetues

    Përgjigju
  • Tirona: 25/12/2020 16:33

    Haaaaa sa kom qesh , kerkojne goditjen e ligjit te Vetingut ne Kushtetues. Cfare pret SPAKU akoma nuk po vepron me pasurite e ketyre Bishave te ngordhura

    Përgjigju
    • Endri: 25/12/2020 17:35

      E sakte, kane edhe guxim e kerkojne shfuqizim. Ne fakt ligji duhet ndryshuar, duke i shtuar nje nen qe te parashikoje hetimin e atyre gjyqetareve dhe prokuroreve qe rezultojne me deklarim te pasakte. Hajdutat

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?