Lëvizja për Universitetin: Studentët duan protesta! Pakti nuk ka funksionuar

7 Nëntor 2019, 18:20| Përditesimi: 7 Nëntor 2019, 20:25

  • Share

TIRANË- Mbi 90% e studentëve mendojnë se duhet t'i rikthehen protestave. Është ky rezultati i një anketimi të ndërmarrë nga Lëvizja për Universitetet që prej nisjes së vitit të ri akademik.

Një prej aktivisteve të Lëvizjes për Universitetet tregon për Report TV se deri më tani pakti për universitetin nuk ka funksionuar.

Na ka rezultuar nga anketa se 70% e studentëve pranojnë që problem është ligji I arsimit të lartë, rezulton që 60% e studentëve pranojnë që pakti nuk ka zgjidhur asnjë lloj çështje kryesore që studentët kanë paraqitur gjatë protestave të dhjetorit pavarsisht se ai nuk ka qenë pakt . Çfarë është frymëzuese është që mbi 90% e studentëve mendojnë për rifillimin e protestave studentore. Këto janë të paktën 3 pikat bazë që janë nxjerrë nga anketa , 1.3% e studentëve mendojnë që pakti ka plotësuar të gjitha pikat dhe një përqindje tjetër shumë e vogël që mendon që janë plotësuar thjesht dy pika nga pakti për universitetin , e cila është karta studentore dhe përgjysmimi I tarifave të cilat po I testojmë dhe po I provojmë gjatë fillimit të vitit të ri akademik që kanë rezultuar që nuk janë të vërteta. “- u shpreh aktivistja e Lëvizjes për Universitetin Albina Ruko.

Që prej nisjes së vitit të ri akademik një grup studentësh organizuan një protestë përpara Ministrisë së Arsimit ku kërkonin dhe njëherë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Studenta leshi: 07/11/2019 21:02

    E për çfar i duhen shoqëris kta kamarjer me dipllom të bler e çfar din kta të bëjn. I kemi par shokët e tyre se sa të zotët jan. Le të shkojn në perëndim e ta shikojn sa ju vlen lëkura ktyre zgjebarakve që lefin si qenër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?