Adriatik Lapaj

Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ mbledh firma për sistem të ri zgjedhor: Koha të ndahet shapi nga sheqeri

20 Mars, 17:39| Përditesimi: 20 Mars, 19:44

  • Share

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj tha se ka nisur mbledhja e firmave me qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor, por edhe për të arritur një dakordësi që emigrantëve t’u jepet e drejta e votës. Adriatik Lapaj tha se vendi duhet të ketë një sistem proporcional.

"Është çasti që të ndahet shapi nga sheqeri. Të ndahen ata që janë pro hapjes së sistemit. Ose do të jemi për hapjen e sistemit, ose që të mbahen peng qytetarët” tha ai.

Duhen 20 mijë firma të qytetarëve në të gjithë vendit, për të dërguar në Parlament çështjen e ndryshimit të Sistemit Zgjedhor.

Sa i përket votës së diasporës, kërkon të ndiqet shembulli i Kosovës duke votuar me postë.

“Kemi propozuar voton me postë. Është modeli që e bën Kosova dhe i ka funksionuar më shumë sukses. Kjo tregon që është një sistem që funksionon. Më besoni ne jemi brezi i fundit që mund ta bëjmë këtë luftë. Po të shkoni në shkolla dhe universitete, bankat po boshatisen nga dita në ditë”, tha Lapaj për mediat.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?