Kosova & Rajoni

Lëvizja Vetëvendosja ankesë në PZAP për mos numërim të 4639 dërgesave postare me fletëvotime nga disapora

17 Tetor 2019, 16:27| Përditesimi: 17 Tetor 2019, 16:33

  • Share

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur një ankesë sot në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos numërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

“Mbrëmë u numëruan 13.491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhërojë KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë”, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon numërimin e këtyre fletëvotimeve, pasi sipas saj, arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?