TIRANË- Në një kohë kur ish-drejtues të UÇK-së kanë dalë para Gjykatës Speciale në Hagë, Lëvizja Vetëvendosje, dega e Shqipërisë i kërkojnë institucioneve, që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të njohë dhe të dënojë gjenocidin se Serbisë në Kosovë.
Letra e Vetëvendosjes i është dërguar Ramës, Ruçit, Metës, dhe kryetarëve të PD, LSI, PDIU, Akademisë së Shkencave dhe Avokatit të Popullit.
‘Rezoluta në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e këtij gjenocidi, megjithëse e vonuar, është një domosdoshmëri tashmë që përpjekjet për ta përmbysur të vërtetën e kombit tonë janë intensifikuar. Mbulimi i të vërtetave dhe plagëve të së shkuarës, jo vetëm që kompromenton mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejta në të ardhmen, por edhe rrezikon arritjet e derisotshme pas shumë sakrificash’, shkruhet në kërkesën e VV në Shqipëri.
Po kriminelet e Kosoves Berishen dhe Bashen i njihni ju te Vetvendisjes?
Përgjigju