Nico Hulkenberg

Lëvizje në botën e Formula 1, Mick Schumacher mbetet pa ekip! Rikthim i bujshëm i Hulkenberg pas 4 vitesh

17 Nëntor 2022, 13:36
  • Share

Mick Schumacher do largohet nga skuderia Haas në fundin e këtij sezoni dhe gara e Abu Dhabi në 20 nëntor do jetë e fundit për të me këtë ekip. Gjermani e ka njoftuar këtë vendim në kanalet e komunikimit, teksa prej 2021 ka qenë pjesë e Haas krah Nikita Mazepin. Sezonin 2020 djali i legjendës Michael Schumacher ia doli që të fitojë kampionatin e F2, duke bërë kapërcimin e madh në Formula 1. Me largimin nga Haas, Mick është në kërkim të një tjetër skuadre për të vijuar karrierën.

“Unë do doja të falënderoja Mick Schumacher për kontributin e tij në ekip gjatë dy viteve të fundit,” tha drejtori i ekipit të Haas, Guenther Steiner. Ndërkohë skuderia Haas nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësin e Mick. Nico Hulkenberg bën rikthimin e madh në F1, duke garuar me kohë të plotë. 35 vjeçari u largua nga F1 në fundin e 2019, teksa u rikthye për Racing Point dhe Aston Martinin, duke zhvilluar dy gara. Tanimë nga 2023 Hulkenberg bën rikthimin e madh pas shkëputjes gati katër vjeçare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?