DURRËS- Kadasta e Durrësit nuk zë "vend" me drejtuesit e saj. Shkarkohet nga detyra drejtori i Kadastrës, Artur Çobani.
Report tv mëson se Çobani është zëvendësuar nga Rezart Elmazi, pas 11 muajsh në këtë detyrë.
Çobani ishte emëruar në krye të detyrës pas arrestimit të ish drejtuesit Liridon Pula, i cili u akuzua për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit.
Më herët Çobani ka qenë edhe regjistrues në ZRPP Tiranë. Përtej kontributit të tij si figurë politike, ai ka qenë një nga futbollistët e spikatur të kombëtares kuqezi, si dhe lojtar i Dinamos dhe Lushnjes.
Arrestimi i Pulës solli reagime të shumta politike dhe akuza për përfshirje në këto afera. Por si duket edhe pas largimit të tij, Kadastra nuk po gjen qetësi dhe po vijon me lëvizjet e rradhës.