Lëvizje në Policinë e Shtetit, shefi i komisariatit nr.1 transferohet në Librazhd! Ja kush e zëvendëson! Ndryshime edhe në policinë kufitare (EMRAT)

15 Dhjetor 2023, 20:07| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 21:59

  • Share

Një valë e re lëvizjesh ka nisur këtë mes dhjetori në Policinë e Shtetit, e cila synon të krijojë impulse të reja në hetimin e ngjarjeve kriminale dhe të rrisë nivelin e sigurisë në 12 qarqet e vendit. Report Tv ka mundur të zbardh ndryshimet e para të cilat tashmë janë firmosur dhe mjafton vetëm nisja nga puna. Nga lëvizjet preken disa prej komisariateve të Tiranës, shefat e të cilëve ndryshojnë. Kështu, lëvizje janë shfaqur në Komisariatin nr. 1, i drejtuar prej pak më shumë se 1 viti nga Petrit Hala, i cili tranferohet në të njëjtën detyrë në Komisariatin e Librazhdit.

Në vend të tij emërohet Altin Lila, i cili prej disa vitesh mbante postin e shefit të Komisariatit nr. 3. Vendi i lënë bosh nga Lila zëvendësohet nga Bledar Rreshka. Ndryshime ka edhe në Komisariatin nr. 4, aty nga Librazhdi vjen Sali Skura, i cili rikthehet pas disa vitesh në kryeqytet. Por, këto nuk janë ndryshimet e vetme.

Në krye të Drejtorisë së Kufirit në Durrës emërohet Arben Caka. Burime të Report Tv bëjnë me dije se tashmë të firmosura janë edhe disa ndryshime të tjera, të cilat pritet të zbardhen në vijim. Lëvizje pritet të ketë edhe në nivel qarqesh, teksa burimet thonë se një pjesë e tyre do të bëhen para ndërrimit të viteve. Këto lëvizje në Policinë e Shtetit vijnë në një moment që blutë po përballen me “frikën” e verifikimit të përdorimit të aplikacioneve të enkriptuara, “SkyECC” dhe “EncroChat”, të cilët janë përdorur në radhët e tyre për të komunikuar me eksponentë të krimit.

Të hënën e 18 dhjetorit rikthehet edhe vetting-u në polici, i cili kësaj hare po “gatuhet” nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Drejtuesit e parë tashmë do të njihen me rezultatet i filtrit në tre shtylla: pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale.

Altin Lila – Komisariati nr. 1 (Tiranë)
Bledar Rreshka – Komisariati nr. 3 (Tiranë)
Sali Skura – Komisariati nr. 4 (Tiranë)
Petrit Hala – Komisariati Librazhd (Elbasan)
Arben Caka – Drejtoria e Kufirit (Durrës)

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 17/12/2023 17:02

    E sheqyr qe e rregulluat petrit halen shef komisariati ne librazhd se nje hajdut me cizme si ai ju se lini pa pune po thjesht e ricikloni nga kom 1 (ku shkelqeu me bemat e tij) ne librazhdin e udheheqesit taulant balla,po si nuk keni turp qe i lini nje komisariat ne dore nje qenie te peshtire si petrit halja ???

    Përgjigju
  • Sauku Vjetër: 17/12/2023 13:35

    Bravo grupit "Çiftelia" me promovimin e shokëve të skuadrës së futbollit në akademi....

    Përgjigju
  • Per Kolen: 16/12/2023 14:55

    O Kola i ujrave te zeza! Mundesia qe jep e drejta e fjales dhe anonimiteti (se ti nuk je burre) nuk do te thote te nxjerresh diarre per shkak urrejtjes dhe xhelozise qe ke brenda shpirtit tend fatkeq! Nese ke ndonje te dhene shko dergoi tek institucionet dhe mos lih si qen rrugesh per njerez qe nuk te kane ndonje borxh. Kot flas se ti je kaq i papermbushur ne jete sa vetem jashteqitje do mbash ne goje o burrec kanalesh!

    Përgjigju
  • Robi mir: 16/12/2023 09:14

    Altini eshte robi mire

    Përgjigju
  • Kola: 15/12/2023 23:15

    Pra Tan Rreshka e solli byrazerin prap ne Tirane. Ai sikur qe perzi ene me droge apo tash qe Saje Sulejmani ka ardh ne krye te AMP Bulqiza jone me e forte se kurre!

    Përgjigju
    • Ssss: 03/09/2024 22:05

      ????????na knaqe ,kaq inat paske dukesh qe ste ka Lon lepuri qe ke ne bark per rreshkajt.

    • Luan: 01/03/2024 22:26

      Na kontaktoni për më shume

  • shullazi: 15/12/2023 20:43

    e mer altin mer kokqyp deri dje ishe ushtari im, u bone i vis martinit…e tashi na trathtove u bone i taulantit, po ate muhabetin e telefonit si e zgjidhe?

    Përgjigju
    • Dulla: 15/12/2023 23:41

      Ik mer bos shif punet tuja

    • Altini: 15/12/2023 23:36

      Jo akoma

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?