VIP & Spektakël

Lëvizje sensuale dhe twerk në pishinë, Kejvina Kthella bie në ujë teksa kërcen! Ja si u kalua ‘incidenti’ në shtëpinë e BBV

1 Janar 2023, 16:29| Përditesimi: 1 Janar 2023, 16:30

  • Share

Kejvina Kthella e ka gati të pamundur të rrijë ‘e qetë’ brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Si zakon të vetin, edhe sot ish velina ka qenë duke dhuruar spektakël brenda shtëpisë dhe duke kërcyer me lëvizje provokuese.

Modelja shihet në një pjesë të klipit teksa bën lëvizje provokusese dhe twerk para kamerave, por në një moment platforma ku po qëndronte shpërbëhet dhe ajo bie brenda në ujë.

Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë aktorët Amos Zaharia dhe Herion Mustafaraj për ta nxjerrë nga pishina shpejt që të mos ftohej. Ndërsa e kanë mbështjellë edhe me peshqir. Situata është kaluar me të qeshur nga banorët e BBV.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?