Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Kronikë

Lëvizje të reja në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve në Bulqizë e Mat (EMRAT)

11 Nëntor 2021, 12:53| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 12:55

  • Share

Të tjera lëvizje në strukturat e policisë së shtetit në rrethe pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano.

Në Komisaritin e Matit është emëruar shef i komisariatit Ervin Hasrama në vend të Gazmend Demrozit, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.

Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës. Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasa.

Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?