Më urdhër të Prokurorisë së Posaçme është arrestuar Evis Berberi, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar për akuzën pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Në pranga ka rënë dhe Valter Begaj dhe Ervis Lami ortakët e tij.
Skeda në vijim zbulon si krijuan skemën për përfitimin në mënyrë të parregullt të tenderave publikë.
Kompania DAAM ishte krijuar në tetor 2017 si ‘B- VAAL ENG-10’ nga Valter Begaj pronar dhe Ervis Lami administrator. Një vit më pas në shtator 2018 kompaninë e blen pikërisht Evis Berberi për vlerën e vetëm 100 mije leke , i cili i ndërron edhe emrin. Vetëm 4 muaj më vonë Berberi, i cili tashmë ishte bërë këshilltar i ministres Balluku, e shiti kompaninë tek një zonjë e quajtur Brunilda Buli në vlerën e 500 mijë eurove. Se çfarë kishte bërë kompania për 4 muaj që të vlente 600 herë më shumë është e pashpjegueshme. Buli, e cila përmendet në njoftimin e SPAK si e dyshuar për pastrim parash por nuk ka një masë sigurie, në dhjetor 2021 e shet kompaninë më vonë te Valter Begaj në vlerën e rreth 1.7 milionë eurove. Begaj sapo merr pronësinë emëron administrator Lamin. 2 muaj më pas Begaj bën shitblerje me Lamin po 1.7 milionë euro ndërsa pa mbushur muajin e rimerr nga Lami me zero lekë.
Por paralelisht me lëvizjet në kompaninë DAAM, Valter Begaj, njeriu i Berberit në kompani, kishte edhe një firmë tjetër të quajtur ‘Net-Group’ shpk, e cila në periudhat kur Berberi ishte në pozicione drejtuese merrte tendera të majmë nga institucionet shtetërore. Pra Berberi i jepte tendera kompanisë së Begajt dhe Lamit dhe këta të fundit ia kthenin përmes vlerave monetare në kompaninë DAAM. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, Berberi i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të kompanisë DAAM.
Si u realizua shitja fiktive e kompanisë?
Në 7 shtator 2018, Evis Berberi, drejtor i ARRSH-së, i bleu Valter Begajt kompaninë ‘B-VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj.
Foto: Shitja 100% e aksioneve nga Valter Begaj tek Ervis Berberi me 100 mije leke
Shitja 100% e aksioneve nga Valter Begaj tek Ervis Berberi me 100 mije leke
Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM
.
Foto: Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM
SHITJA 500 mije euro
Pesë muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro.
Foto: Shitja e aksioneve Brunilda Bulit me 500 mije euro
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Shtija e biznesit te Brunilda Buli
Në 2019 në një mbledhje ku ortake është dhe Brunilda Buli vendoset zgjerimi i shërbimit të kompanisë me ndërtim i impianteve eolike, impianteve fotovoltaike dhe impianteve hidrike per prodhimin e energjise elektrike, prodhimin e energjise termike nga burime te rinovueshme. Këto lëvizje janë bërë teksa Berberi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.
Shitja gati 2 mln euro
Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, ish ortakut Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro.
Foto: Brunilda Buli ia shet Valter Begajt aksionet 2 milionë euro.
Shitja tjeter 2 muaj me vone
Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.
(Kliko ketu per te lexuar dokumentin) Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit
Foto: Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.
Nje muaj me pas kompania i falet Begajt me zero leke
Një muaj më vonë, Ervis Lame ia shet sërish kompaninë DAAM Valter Begajt me vlerë zero leke.
Lajmi kryesor:
Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro
S.G//ReportTv.al