Berisha sulmon drejtuesit e fushatës së PS: Klosi kumarxhi! Do nis përpjekjet për heqjen e non gratës pas zgjedhjes së Trump

9 Dhjetor, 13:12| Përditesimi: 9 Dhjetor, 16:07

  • Share

TIRANË- Për kreun e PD Sali Berishën vendimi i kryeministrit Edi Rama për të dërguar si drejtues politik Blendi Klosin në qarkun e Dibrës është një lëvizje e detyruar për të akomoduar një prej figurave më të refuzuara në Partinë Socialiste.

"Së pari, degdisja apo transferimi i Blendi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Blendi Klosit, i cili është i njohur tashmë, është i demaskuar si njëri nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj të Shqipërisë. Blendi Klosi është një kumarxhi i sëmurë, dhe nuk e pranojnë kudo që e çojnë, e përçmojnë. Dhe tani ta çojë atje në Peshkopi, ata janë një republikë tjetër. Ata në fakt i japin ujë me bisht të lugës Blendi Klosit. Kështu që e çojnë për ta internuar Blendi Klosin.

As fiton, por i turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, e çojnë tani gjoja në Peshkopi. Kjo është historia e Blendi Klosit. Ka dërguar Pirro Vengun, i cili rezulton bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti, rezulton një ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut. Po pse? Se Çuçi edhe ai është i diskredituar”, tha Berisha.

Komenton edhe lëvizjen e Ramës për të përforcuar Vlorën, e për të dërguar në fushatë në krah të drejtuesit politik Bledi Çuçit edhe ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngun.

"Çuçi është i refuzuar gjerësisht nga qytetarët e Vlorës. Vëngun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. E vërteta është se imazhi i Pirro Vengut është po aq i nxirë sa imazhi i Çuçit. Natyrisht ky thotë do dal haptas dhe u thotë atyre të tjerëve, por garën e tij do t’ua publikoj këto ditë stafin elektoral të Edi Ramës në Shkodër, do i shihni vetë se kush është staf elektoral i Edi Ramës”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve shprehet se pavarësisht përpjekjeve, koha po punon kundër Edi Ramës dhe në favor të PD.

“Koha fakton se po ecën në mënyrë të pamëshirshme për ne. Edi Rama do marrë vendin që u takon padrinove ose bosëve të organizatave kriminale”, vijoi Berisha.

Teksa njoftoi protestën e radhës më 23 dhjetor, Sali Berisha kërkoi edhe një tjetër formë për të bërë të mundur kërkesën e tij kryesore të mos-bindjes civile për qeveri teknike: përmes ndryshimit të Kushtetutës.

“Sigurisht çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se Edi Rama qeveri teknike nuk krijon, nëse nuk i imponohet. Kërkesa për qeveri teknike mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 4 apo 3 muaj para zgjedhjeve, sot e tutje të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve për ti dhënë fund këtij debati”, tha Berisha.

Në konferencën për mediat, Berisha konfirmoi se do të nisë lobimin për të hequr non gratën e SHBA, e cila e sanksionoi si të padëshiruar për shkak të korrupsionit madhor në maj të 2021.

"Siç kam theksuar, i gjithë problemi im, dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës. Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë prej dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt që do të ngelet, në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendosën.Pra nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet", tha Berisha. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/12/2024 03:11

    Kerkon ndryshime ne kushtetute? E keni bere kushtetuten nje nje cope pacavure pa vlere duke e ndryshuar vazhdimisht vetem e vetem qe t'ju vije sipas oreksit te rastit!

    Përgjigju
  • Lesi: 09/12/2024 16:30

    Kur do I mbyllet Gina ketij krimineli qe vetem helm nxjerr .Pjella me e jewels ne kete dhe .

    Përgjigju
  • populli: 09/12/2024 15:38

    po ti cfar je ,jee vrases i 21 janarit je sudja je gerdeci ,je krye kriminel i shqiperise yyyyyyyyyyyyy re e zez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?