TIRANË- Me snajper dhe një arsenal armësh në banesë, Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s u arrestua sëbashku me Elton Hithin dy ditë më parë në Tiranë.
Gjykata e Tiranës u ka caktuar sot masën arrest me burg për dy armëmbajtësit pa leje të cilat iu gjetën në automjetin e tyre luksoz si dhe në dy banesa të Remal Radës.
Dyshimet e Prokurorisë janë për Remal Radën i cili mendohet të jetë pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë. Kjo falë arsenalit të armëve të cilat Rada i kishte shpërndarë në makinë dhe në dy banesa por edhe për faktin se edhe pse nuk ishte më në detyrë si efektiv i RENEA-s ai mbante pa të drejtë uniformën e policisë. Organ i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza AND, por nuk është pranuar nga të pandehurit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtja pa të drejtë të uniformave të policisë.
Armët e sekuestruara të tij do të shkojnë për ekzaminim në policinë shkencore për tu ekzaminuar dhe për tu parë nëse mund të lidhen me vrasje të caktuara.
Rada ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Pas arrestimit policia kreu kontroll në banesa, ku gjeti një pistoletë, dy dylbi nate termale, në karikator me plumba të armëve automatike dhe dy pistolete, të cilat tashmë janë sekuestruar bashkë me automjetin.
Ndërsa nga kontrolli në shtëpitë e tyre, u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate terminale, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete) të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për armambajtje pa leje dhe mbajtjen pa të drejtë të uniformës, megjithatë burime të pakonfirmuara thonë se nuk përjashtohet mundësia që të arrestuarit të mund të kryenin vrasje.
Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit dhe pritet ekspertiza përfundimtare. Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë. Burime i thanë Report Tv se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin. Dy të arrestuarit akuzohen për armambajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.
ADN merruani me urdher gjykate,ose kur te hedhin ndonje gote a bisht cigareje,ose ndonje fije floku ne krevat gjate kontrollit rutine te qelive ku rrine,ka 100 menyra per t'ua marre me hir ose me pahir.
PërgjigjuDuken nga fytyra qe jan vrases me pages . Me targa te vjedhura e me gjith ato arme ca duan
PërgjigjuZbuloni tabulatet e komunikimet se nga armet skeni cfar gjeni , armet pas cdo krimi digjen megjith makinen
Përgjigju