Kronikë

Lëviznin me fenelina policie dhe 'Hetimin Tatimor', gjobiten gjashtë drejtues mjetesh në Lezhë

24 Korrik 2019, 17:00| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 17:06

  • Share

LEZHË-Policia ka gjobitur dhe u ka hequr patentat gjashtë drejtuesve të automjeteve pasi nga kontrolli u konstatua se përdornin fenelinë policie dhe logo të "Hetimit Tatimor".

Një prej mjeteve të gjobitura është tip 'Benz'.

Nga punonjësit e policisë janë marrë masat administrative, gjobë dhe heqje e Lejes së Drejtimit nga 6-12 muaj për 6 drejtues automjetesh.

Policia Rrugore njofton se vazhdon patrullimet dhe monitorimet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?