Gjatë ditës së sotme, janë ndëshkuar 221 drejtues mjetesh në të gjithë vendin pasi lëviznin me shpejtësi mbi normat e lejuara, mbi 150 km/h.
Atyre u është pezulluar leja e drejtimit për një periudhë nga 3 deri në 15 muaj, u janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 8 deri në 12 pikë, si dhe janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 15.000 deri në 50.000 lekë të rinj.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masa administrave për parakalime të gabuara 341 drejtues mjetesh;
114 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit,
451 drejtues mjetesh për përdorimi të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
253 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit,
142 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Gjatë ditës së sotme, janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur dhe 4 drejtues motomjetesh pa leje drejtimi.
Policia Rrugore, nisur nga fakti që gjatë mbasdites dhe orëve të mbrëmjes së sotme fluksi i kthimit në drejtim të Tiranës, është i madh, apelon që, për hyrjen në Tiranë, qytetarët të përdorin akset rrugore dytësore, nga Elbasani, nga rruga e vjetër e Durrësit për në Kombinat dhe rrugë të tjera alternative.