Lëviznin pa maska në rrugë, gjobiten 453 qytetarë në 24 orët e fundit

21 Janar 2021, 14:48| Përditesimi: 21 Janar 2021, 14:53

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 453 qytetarë të cilët lëviznin në rrugë pa maska.

Ata u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila do vendoset në faturën e energjisë elektrike.

5 prej personave të ndaluar, nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi, u dërguan në komisariat ku pas identifikimit u gjobitën e u lanë të lirë.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 453 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse” – njofton policia.

Vihet re se gjatë 24 orëve të fundit nuk është evidentuar asnjë person i cili lëvizte pas orës 22:00.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?