4 persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi po qarkullonin me armë në makinë. Konkretisht janë arrestuar, Adrian Vladi, 35 vjeç, Aleks Vajda, 35 vjeç, Festim Rrustemi 35 vjeç dhe Bermis Gjana, 22 vjeç, të katër banues në Durrës.
Policia bën me dije se kishte informacion se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip "Mercedes Benz", po qarkullonin disa persona të armatosur. Pikërisht në vendin e quajtur "Ura e Beshirit", policia ka ndaluar automjetin tip "Mercedes Benz", me drejtues Festim Rrustemin dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë.
Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së Bermis Gjanës, u gjet një shpatë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
RRAC E POSHTER QE SHANI
Përgjigjumalok hesapi , shkoni ne Angli na u hiqni prej ktej .
PërgjigjuTe 4 kokpalare malok m… qenkan.
PërgjigjuKuksia me dibran bashke me shpata e arme... kane dashte me bo " banda durrsit 2 " il ritorno .. Kane pa filma shume filma debilat e lures e te lumes!!!
Përgjigju