FIER- Një 20-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka qenë duke lëvizur me automatik. Emiljano Haxhiaj ka rënë në pranga për armëmbajtje pa leje ndërsa i është gjetur në banesë edhe municion luftarak.
Në kuadër të operacionit ‘Liqeni’, policia ka arritur të lokalizojë 20-vjeçarin në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan ndërsa ka qenë duke lëvizur me automatik. Ai ka tentuar ta fshehë automatikun, por është kapur në flagrancë nga uniformat blu.
Më pas atij i është ushtruar edhe një kontroll në banesë dhe i është gjetur municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.