Kronikë
Top 24

Lëvizte i armatosur me një pistoletë, kapet i riu në Tiranë (EMRI+VIDEO)

28 Shtator 2018, 14:59| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 15:06

  • Share

TIRANE-Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa zona në kryeqytet, policia ka arrestuar një të ri, pasi iu gjet një armë zjarri pa leje.

I arrestuari është Antonio Gjoshi 25 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë. Ai e kishte fshehur armën tip “Bereta” me një krehër me 8 fishekë në një çantë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Pistoleta e sekuestruar

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?