Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi lëvizte me armë zjarri. I riu Redian Rrumbullaku, i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Village”, u kap në Krrabë pasi gjatë një kontrolli, iu gjet në çantë një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.
22-vjeçari ka tentuar që të largohet sapo ka parë policinë, por efektivët arritën ta ndalonin.
"Në vijim të operacioneve policore, me objektiv identifikimin e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe janë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, operacionin “Village”.
Gjatë operacionit, u kap në fshatin Krrabë, ku ishte banues, shtetasi R. Rr., 22 vjeç.
Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët e mbante pa leje. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.", njofton policia.
Komente

Hajde se del per 2muaj. Ai fshatari shkrete qe e kapen ne Delvine maje malit se ruante bagetite nga ujqerit me nj pushke e denuan 7vite!
PërgjigjuEdhe ketij ju ka dashte per te vrare sorrat se i demtojne te mbjellat.