Foto ilustruese

Tiranë/ Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 37-vjeçari! Ja manovra që bëri për t'i shpëtuar policisë, por dështoi

7 Qershor 2020, 09:38| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 09:43

  • Share

TIRANË- Një 37-vjeçar u arrestua pasi u kap nga shërbimet e policisë të komisariatit numër 6 me armë me vete.

37-vjeçari me inicialet E.L banues në Domje, kishte zgjedhur të lëvizte me makinë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës me qëllim që t’i shmangej kontrollit të Policisë, por u ndal dhe u kontrollua nga uniformat blu.

Policia i gjeti në brez një pistoletë pa leje me një krehër me 7 fishekë lutarak, ndërsa vepra penale e armëmbajtjes pa leje parashikon deri në 7 vjet burgim.

Njoftimi i plotë i policisë
Kontrolle të shtuara në rrugët nacionale dhe dytësore, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia goditi një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet në rrugë dytësore, për t’iu shmagur kontrollit të Policisë, pasi mbante armë zjarri me vete, identifikohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Domje. Ky shtetas qarkullonte me automjet në rrugën “Bylis” (rrugë dytësore e autostradës Tiranë-Durrës), me qëllim që t’i shmangej kontrollit të Policisë, pasi mbante armë me vete, por është ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Si rezultat i kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 7 fishekë lutarak.  Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Policia shembullore ,tamam Si ne Evrope..: 07/06/2020 10:31

    Duhet dashuri dhe Respekt per POLICINE. Ata Jane Si te gjithe Qytetaret e tjere,,por Punen qe bejne te veshur ne Uniformen per te na ruajtur neve Si Qytatare,,duhet Falenderuar ... Ata Rrezikojne Jeten ,,vetem per neve te gjitheve Qytetaret ,,Femijet etj . Ju lumnte Policise ,,dhe Drejtuesve te Policise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?