Arma dhe dorezat e sekuestruara

Kronikë

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 15-vjeçari në Tiranë

30 Dhjetor 2024, 11:06| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 11:17

  • Share

Tiranë-Një 15 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi lëvizte me armë zjarri në Fushë-Mëzez.

Gjatë kontrollit fizik blutë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit dhe një dorezë metalike.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur A.K, 15 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti)", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?