Kronikë

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

21 Mars, 09:08| Përditesimi: 21 Mars, 10:12

  • Share

Një 20-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi u kap me armë zjarri. 

Policia njofton se i riu është ndaluar teksa lëvizte me automjet në lagjen "Skënderbeg", brenda së cilës iu gjet një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen.

"Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar "Vendtakimi”.

Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak.

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin "Vendtakimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi M. N.. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen.", njofton policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

Në përditësim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?