LUSHNJË- Një 30-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi lëvizte me pistoletë në makinë. Në pranga ka rënë Marteos Pasho, i cili rezulton edhe më precedent të mëparshëm kriminal.
Policia e ka ndaluar 30-vjeçarin për kontroll, ndërsa në mjetin tip ‘Benz’ që ai drejtonte iu gjetën 1 pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
30-vjeçari është i dënuar më parë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.