Kronikë

Lëvizte me pistoletë në rrugë, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz

21 Janar, 13:51| Përditesimi: 21 Janar, 14:08

  • Share

Tiranë-Një 44 vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia, pasi lëvizte me pistoletë në rrugë.

Nga verifikimet e kryera i arrestuari kishte leje që armën ta mbante vetëm në banesë.

“Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin H. T., 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.
Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë”, informoi sot policia.

Blutë sekuestruan armën së bashku me municionin e saj.

Materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?