Kronikë

EMRI/ Lëvizte me pistoletë në Tiranë, arrestohet 22 vjeçari, dyshohet se kishte në plan ta shiste! Pas kontrollit në banesë i gjenden edhe fara kanabisi (VIDEO)

4 Shkurt 2024, 10:02| Përditesimi: 4 Shkurt 2024, 10:12

  • Share

TIRANË- Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Arbana”, pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri afër rrethrrotullimit të Teg-ut.

Në pranga ka rënë i riu Rigels Mema, banues në Arbanë. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, 22 vjeçarit i janë gjetur edhe disa fara kanabisi. Ndërsa dyshohet se armën e zjarrit tip ‘pistoletë’ e mbante me qëllim për ta shitur.

Policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

B.V/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?