Klajdi Buza, 31 vjeç, nga Fushë-Kruja ka rënë në pranga pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. I riu mbante në makinën me të cilën po qarkullonte armën e zjarrit të llojit pistoletë, të cilën e kishte me fishekë në fole dhe gati për qitje.
31-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Komento
Komente
