Një 25-vjeçar nga fshati Vig i Vaut të Dejës, është vënë në pranga pasi lëvizte më një armë zjarri me vete dhe shpërndante panik të banorët e tjerë.
Pas një njoftimi se i riu po qarkullonte me një armë zjarri me vete në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik dhe frikë te banorët, policia ka shkuar mennëherë në fshatin Vig të Vaut të Dejës.
Për pasojë është kapur dhe është arrestuar menjëherë 25-vjeçari, i dyshuar më parë si i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Kallashnikovi i mbajtur nga i riu dhe dy krehër fishekësh janë sekuestruar nga policia.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme