Robert Lewandowski

Lewandowski mbetet pa trofe, 'Topi i Artë' për vitin 2020 nuk do të jepet

18 Maj, 15:52| Përditesimi: 18 Maj, 15:53

  • Share

Drejtori i 'Topit të Artë' i ka dhënë fund spekulimeve nëse Robert Lewandowski do ta marrë çmimin e vitit 2020.

Ditët e fundit ka pasur zëra se 'France Football', organizatori i përzgjedhjes së 'Topit të Artë', po mendon të japë çmimin për vitin 2020, i cili nuk u zhvillua për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në 2020 favorit i qartë ishte ylli polak Robert Lewandowski, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Bayernin në vitin 2020. Drejtori përzgjedhës Nicolas Manissier doli para mediave dhe pretendoi se dhënia e çmimeve për vitet e mëparshme është jashtë logjikës.

"Ne nuk po mendojmë t'i japim Robert Lewandowskit çmimin për vitin 2020. Si institucion, ne kemi rregullat tona që i përmbahemi rreptësisht", tha Manissier.

Në vitin 2020 ai nuk e fitoi çmimin për shkak të pandemisë, por në vitin 2021 çmimin e mori Lionel Messi, megjithëse shumë besonin se Lewandowski e meritonte shumë më tepër se argjentinasi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?