Sport

'Lewandowski meritoi Topin e Artë', Tahiri: Fitoi gjithçka me Bayern, nuk mjaftonte vetëm sulmuesi i vitit

30 Nëntor 2021, 16:48| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 19:39

  • Share

‘Topi i 7 i Artë’ në karrierë për Lionel Messi-n ka ardhur me shumë polemika pavarësisht se historia e këtij futbollisti që këtë vit fitoi Kupën e Amerikës është thuajse e papërsëritshme. Përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë votim, gazetari Besnik Dizdari, vlerësoi me pikët maksimale 6 Jorginho-n e Italisë, ndërsa me 4 Lionel Messi-n. Edhe Ermal Tahiri, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, për Report TV thotë se trofeu individual prestigjioz këtë vit nuk i takonte argjentinasit.

“Duke patur parasysh të gjithë ecurinë gjatë vitit, mendoj se Lewandowski e meritonte më shumë. Polaku nuk duhet të ishte vetëm sulmuesi i vitit, por edhe fituesi i ‘Topit të Artë’. Lewandowski ka bërë një kampionat shumë të mirë me Bayern-in ku u shpall kampion dhe doli golashënues i Europës,”-shprehet Ermal Tahiri, ish-futbollist i kombëtares.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?