Formula 1

Lewis Hamilton dhe George Russell, pilotët e Mercedes rinovojnë kontratat

31 Gusht 2023, 16:07
  • Share

Lewis Hamilton dhe George Russell do të vazhdojnë si pjesë e pilotëve të Mercedes për të paktën dy vitet e ardhshme. Hamilton ka nënshkruar një kontratë të re që do të zgjasë periudhën e tij me ekipin në 13 vjet dhe do ta mbajë atë në F1 edhe pas ditëlindjes së tij të 40-të. Russell, i cili iu bashkua Mercedes në 2022, ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje dy vjeçare.

Lëvizja konfirmon premtimet e Hamilton dhe drejtorit të ekipit Toto Wolff se një marrëveshje e re për shtatë herë kampionin ishte vetëm çështje kohe këtë sezon. Kjo i lejon Hamilton të kërkojë titullin e tetë, që do ishte rekord  i pilotëve në F1.

Hamilton humbi konkurrencën me Max Verstappen e Red Bull pasi ish-drejtori i garave të FIA-s, Michael Masi, injoroi rregullat në drejtimin e një periudhe të makinës së sigurisë në garat e vona.

Ky duket një sezon i dështuar për Mercedes, me Red Bull që ka dominuar sezonin dhe është pranë titullit kampion me Max Verstappen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?