Lewis Hamilton

Sport

Lewis Hamilton: Karriera mbi gjithçka! Jeta romantike? Shumë e ndërlikuar

1 Gusht, 14:05| Përditesimi: 1 Gusht, 14:07

  • Share

Legjenda britanike e Formula 1, Lewis Hamilton, ka folur hapur për jetën e tij private, duke pranuar se ka bërë një zgjedhje të vetëdijshme për të vënë karrierën dhe suksesin profesional përpara çdo gjëje tjetër, përfshirë dashurinë.

Në një intervistë për mediat franceze, piloti shtatë herë kampion bote u shpreh se e ka lënë jetën romantike në plan të dytë prej vitesh, duke e konsideruar atë si “tepër të ndërlikuar” për t’u menaxhuar në realitetin e sotëm.

“Po, është shumë e ndërlikuar, sidomos në botën e sotme. Shoh pilotë të tjerë dhe pyes veten si ia dalin. Disa janë të martuar, kanë fëmijë apo të dashura. Unë kam zgjedhur ndryshe, të përqendrohem maksimalisht te koha që kam këtu, sepse është më e shkurtër sesa mendon”, tha Hamilton për RTBF.

Pas ndarjes nga këngëtarja Nicole Scherzinger në vitin 2015, pas një lidhjeje me ulje-ngritje që zgjati shtatë vite, Hamilton nuk është shfaqur publikisht me ndonjë partnere të re. Në këtë periudhë post-ndarjeje, ai ka fituar katër tituj botërorë, duke dëshmuar vendosmërinë dhe fokusin e tij të plotë në garë.

Së fundmi, spekulimet për një lidhje të mundshme me këngëtaren Raye janë shtuar, sidomos pas pranisë së saj në garazhin e Ferrarit në Silverstone. Megjithatë, Hamilton nuk ka konfirmuar asgjë dhe deklaratat e tij lënë të kuptohet se romanca nuk është prioritet për të në këtë fazë të karrierës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?