Sociale

Lezha e rrezikuar nga ndryshime klimatike! Specialisti i pyjeve Zef Imeraj: Dëme në rritje nga viti në vit, angazhim më i madh për të minimizuar pasojat

17 Maj, 15:31| Përditesimi: 17 Maj, 15:45

  • Share

Ndryshimet klimatike po sjellin pasoja të ndjeshme në rajonin e Lezhës, ku peizazhi natyror është ndër më të rrezikuarit. Ky shqetësim është ngritur nga specialisti i pyjeve, Zef Imeraj, i cili thekson se dëmet janë në rritje nga viti në vit, veçanërisht në sektorin e ekonomive pyjore.

Ndryshimet e temperaturave, thatësirat e zgjatura dhe stuhitë intensive po ndikojnë ndjeshëm në ekosistemet pyjore, duke rritur rrezikun e degradimit të mjedisit dhe humbjen e biodiversitetit.

Imeraj bën thirrje për një angazhim të menjëhershëm dhe të koordinuar të të gjitha strukturave përgjegjëse për të minimizuar pasojat afatgjata.

Rajoni i Lezhës, i njohur për pasuritë natyrore dhe biodiversitetin e pasur, përballet me një sfidë serioze që kërkon vëmendje të shtuar dhe veprim të shpejtë për të parandaluar dëme të parikuperueshme në të ardhmen.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?