Lezha me 120 vrojtues plazhi, por nevojiten më shumë! Ndreu: Subjektet do gjobiten

19 Qershor, 15:17| Përditesimi: 19 Qershor, 17:13

  • Share

Teksa sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është në rritje, siguria në plazhet e Lezhës, ku përfshihen Shëngjin, Rana e Hedhun, Kune dhe Tale mbetet problem. Ndonëse është rritur numri i vrojtuesve të plazhit ku aktualisht janë aktiv 120 persona të çertifikuar, sërish nuk plotësohen nevojat, pasi në të gjithë vijen bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Tale numerohen mbi 200 stacione plazhi.

Sekretarja e Federates së Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Uje Eni Metaj tha se subjektet private duhet të kuptojnë rëndësinë e vrojtuesit dhe të marrin masa.

“Rreth 120 prej vrojtuesve janë aktivë dhe operojnë në stacionet e plazhit, në bregdet. Me këtë sezon janë hapur dhe zona të reja, lind nevoja për vrojtues të tjerë”, tha Eni Metaj sekretare e federates.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu paralajmeron bizneset se do t’u bllokojë aktivitetin nëse nuk lotësojnë kriteret e përcaktuara në kontratë.

“Stacionet e plazheve do kontrollohen një për një. Edhe për kufirin e sigurisë në det, edhe për vrojtuesit e plazhit. Ato subjekte që nuk kanë parametrat, do të bllokohen”, tha Ndreu.

Task-forca do të zbrese në terren brenda kësaj jave për të monitoruar kushtet e sigurisë në të gjithë vijen bregdetare të Lezhës.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?