Kronikë

Lezha dhe Durrësit përfshihen nga një mjegull e dendur

26 Shkurt 2021, 20:56| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 07:57

  • Share

Qyteti i Lezhës është përfshirë nja një mjegull e dendur gjatë mbrëmjes së sotme. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, mjegulla e dendur ka mbuluar gjithë qytetin.

Mjegulla ka nisur rreth orës 19:00, dhe ka krijuar vështirësi shumë të madhe në lëvizje në rrugët e qytetit dhe akset nacionale der në orën 20:00, ku mjetet nxitojnë për të shkuara në shtëpi pas vendosjes së orës policore.

Pas Lezhës, edhe qyteti i Durrësit është përfshirë nga mjegulla e dendur pak orë më vonë, por që nuk ka pasur probleme në qarkullim për shkak të orës policore. 

Ora 21:37
Pas Lezhës, Durrësi mbulohet nga mjegulla

Pas Lezhës, edhe qyteti i Durrësit është përfshirë nga mjegulla e dendur mbrëmjen e sotme.

Mjegulla ka mbuluar qytetin, megjithatë duke qenë në orë policore, fatmirësisht nuk do të ndikojë në vështirësinë e qarkullimit të mjeteve.

M.Q./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?