Sociale

Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)

21 Dhjetor 2024, 21:59| Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 22:07

  • Share

Afrimi i festave të fundvitit i ka shndërruar qytetet shqiptare të mbushura me drita shumëngjyrëshe, atmosferë të gëzueshme, koncerte dhe dekor si asnjëherë tjetër në qendrat e tyre.

Fshati i festave është ngritur edhe në qytetin e Lezhës, ku mijëra vizitorë vendas dhe të huaj shijojnë jo vetëm bukurinë dekoruese, por edhe produktet që serviren.

Një nga festat më të afërta është edhe ajo e Krishtlindjeve, ndaj edhe nuk mungojnë skenat imituese që të kujtojnë historinë biblike të lindjes së Jezu Krishtit. 

Këtë moment kryeministri Edi Rama, e ka transmetuar sot (21 Dhjetor) nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, edhe me pamje nga “Fshati i Festave” në Lezhë, duke e quajtur “Dhjetori i festave”. 

“Lezhë - Aty ku Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë pranë “Fshatit të festave”, shkruan kryeministri përkrah videos në rrjetin social.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?