Sociale

Lezha ‘vuan’ për mjekë familje dhe infermierë, drejtori i Kujdesit Shëndetësor: Vakancat do i plotësojmë përmes portalit

15 Mars, 14:41| Përditesimi: 15 Mars, 15:05

  • Share

Marrja e Shërbimit Shëndetësor parësor shpesh herë është kthyer në shqetësim në disa zona të Lezhës, përfshire edhe qytetin.Kjo situatë është krijuar nga mungesa e mjekeve të familjes, por edhe infermiereve.Aktualisht në qytetin e Lezhës shërbimi nuk është i plotë, por bëhet me dije se se problematika do të marrë zgjidhje.

Drejtori i Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Elson Frroku, thotë se gradualisht po plotësohen të gjitha vakancat e krijuara sa i përket mjekeve dhe infermiereve me qëllim që shërbimi shëndetësor të mos mungojë dhe të ofrohet në kohë për qytetaret.

"Në rastin e infermierëve sapo ka dal lista e re e cila pothuajse po mbushen të gjitha vendet që kane vakante dhe e njëjta gjë po funksion me mjekët të cilët i kemi pasur në vakancë. Forma primare e zëvendësimin është ajo që ka qeveria Shqiptare që quhet mjekë dhe infermier për Shqipërinë të cilët rankohen në bazë të dosjes së tyre dhe konkursit që bëjnë në këtë portal”, u shpreh Elon Frroku, Drejtor i NJVKSH Lezhë.

Qendra Shëndetësore e qytetit të Lezhës duhet të ketë shtatë mjekë familje, por aktualisht ka vetem pesë, ndërsa problematika të ngjashme hasen edhe nëpër fshatra, duke diktuar ofrimin e shërbimit përmes diteve të caktuara.

R.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?