Sociale

Lezhë, 12 familje refuzojnë të lirojnë godinën ku do ndërtohet azili! Bashkia: U kemi ofruar bonusin e qirasë

6 Shkurt, 15:59| Përditesimi: 6 Shkurt, 19:46

  • Share

Një godinë njëkatëshe që deri në vitet ’90-të ka shërbyer si kopsht për fëmijë, e më pas u bë strehë për 12 familje të komuniteteve rom dhe egjiptian do të shembet nga Bashkia e Lezhës. Objekti ku janë strehuar këto familje është në pronësi të bashkisë, e cila ka planifikuar të ndërtojë një qendër të re për të moshuarit, investim që kap vlerën e 2 milion eurove. Nënkryetari i Bashkisë Fatjon Zefi thotë se banoreve u është ofruar pagesa e bonusit të qirasë, por hezitojnë për të aplikuar.

“Ju kemi dërguar njoftimin për të liruar ambientit. Banorët s’kanë titull pronësie dhe kjo është zaptim i hapësirës publike. Ne u kemi ofruar bonus qiraje dhe ata duhet të kryejnë menjehere aplikimin dhe të lirojnë godinën”, tha ai.

Ish-kopshti i cili do të shembet për t’i hapur rrugë projektit të ri ndodhet në lagjen "Besëlidhja" në zonën pas Katedrales në qytetin e Lezhës. Banorët, që jetojnë këtu prej 34 vitesh kërkojnë shtëpi të reja dhe jo bonus qiraje. Sipas tyre pagesa prej 4 mijë lekësh për frymë është e pamjaftueshme.

“Bonusi i qirasë që na është ofruar është në vlerën e 4 mijë lekëve në muaj. Ne jemi dy veta dhe shkon 8 mijë lek pork jo shumë nuk mjafton për të paguar shtëpinë me qira”, tha një prej banorëve.

Banorët shprehen të vendosur në rezistencen e tyre dhe nga ana tjetër Bashkia e Lezhës paralajmëron se do të ndërhyje forcërisht për lirimin e këtyre ambienteve.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pensionisti: 06/02/2025 17:13

    Bravo Bashkia Lezhe,une jam nje pensionist. qe jetoj vetem, sa te përfundoj azili atje do shkoj.po gëzohem shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?