Kronikë

Lezhë/ Drejtori i shkollës në Zejmen pa nga kamerat e sigurisë në celular se po i grabisnin shtëpinë, një prej autorëve u kap nga mësuesi i fizkulturës, tjetri ia mbathi (VIDEO)

9 Nëntor 2021, 11:33| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 17:20

  • Share

LEZHË- Një tentativë e dështuar grabitje dhe një 'histori' e suksesshme sensibilizimi komunitar është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Zejmen të Lezhës.

Rreth orës 08:30, dy persona, të armatosur u futën për të grabitur në një vilë tre katëshe, që ishte në pronësi të Zef Tehcaj, drejtor i shkollës së mesme të fshatit, në momentin që ai ishte nisur për në punë dhe banesa ishte bosh. Por teksa kërkonin për para e sende të çmuara në banesë, grabitësit janë trembur nga sirena e një ambulance që kalon në rrugë, duke e ngatërruar me sirenë policie, duke u larguar pa marrë asgjë.

Ka qenë vetë drejtori i shkollës i cili ka parë nga kamerat e sigurisë që i kishte në celular se dy persona i ishin futur në shtëpi, ka njoftuar mësuesin e fizkulturës dhe rojën e shkollës dhe kanë shkuar menjëherë në shtëpi. Mësuesi i fizkulturës e ka ndjekur me vrap duke bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve, Armand Zhejani 23-vjeç, në ndihmë të së cilit kanë shkuar edhe banorët e fshatit. Ndërsa shoku i 23-vjeçarit, mundi të largohet duke lënë në vendngjarje një pistoletë!

Vjedhjet e shtëpive janë kthyer në shqetësim për banorët e Zejmenit! Veç 23 vjeçarit Armand Zhejani që u kap nga vetë banorët, ngjarjet e zbardhura nga policia dhe hajdutët e vënë në pranga janë të paktë! Bëhet me dije se është identifikuar edhe personi tjetër, ndërsa policia ka nisur kërkimet për të bërë të mundur kapjen e tij.

1636454175_Sequence03.00011521.Still033.jpg

1636454189_1636453538lezhe.jpg

Vila dhe momenti i arrestimit

1636454322_a.jpeg

Arma 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LEZHJANE: 10/11/2021 21:31

    Po pse mor djalë, të ka rrit nana jote me 100 halle s'të ka mungu gja? Si mundesh me ja kthy kshu mundin nanes? Po me vjen shume keq se kryt ja paska ul njasaj nane. Si mundet një djalë I urtë që nuk I asht nigju kurr zani me u kthy në një hajdut ordiner?!

    Përgjigju
  • Makiwa71: 10/11/2021 17:31

    E tërheq aludimin Tim persa i përket vilës së drejtorit në Zejmen.

    Përgjigju
  • Iris: 10/11/2021 02:17

    Me beri pershtypje se si drejtori ne vend te lajmeronte policine,dergoi mesuesin e fiskultures dhe rojen e shkolles te kapnin hajdutet.Jo vetem i trajtoi si sejmene te tij,personale,por dashje pa dashje u ka rrezikuar dhe jeten.Po sikur hajdutet t'i kishin qelluar me arme,kush do te mbante pergjegjesi?

    Përgjigju
    • Arditi: 10/11/2021 19:00

      Askush nuk do te mbante pergjegjesi sepse per shkak te respektit qe kane per drejtorin iu jane vene pas vete pa leje te tij. Drejtori donte te ikte vetem por banoret i jane vene pas. Per sa i perket policise ajo ka ardhur 30 min pasi kan kapur hajdutin.

  • Makiwa71: 09/11/2021 18:16

    Më falni per një pyetje skomode ? Gjith ajo vilë që paska drejtori me at rrogë që merr , a ka fëmije jashtë shteti,a biznes?

    Përgjigju
    • Henri: 10/11/2021 18:57

      Drejtori eshte nje njeri shume i respektuar ne zonen e Lezhes dhe jo vetem. Eshte drejtor i shkolles se Zejmenit per me shume se 15 vite. Per sa i perket shtepise eshte shtepi e ndertuar nga mundi i te 6 vellezerve ku te gjithe pervec zotit Zef jane ne emigrim prej viteve 90.

    • ylli nikolli: 10/11/2021 09:44

      une e njoh drejtorin shum mire se jetojme ne te njejtin fshat sa per vilen e kan ber vellezerit qe i ka te gjith ne angli qe 20 vjet

  • florid: 09/11/2021 14:55

    te ky paragrafi doja te dija a ishte edhe edi rama kur ka mberritur qeveria? "duke e mbajtur deri në mbërritjen e qeverisë, por autori tjetër i grabitjes mundi të arratisej, duke hedhur armën në ferrë"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?