Lezhë, 25 raste të reja me kancer gjiri në 6 muaj! Onkologia: Mungon ndërgjegjësimi për kontrolle

17 Tetor 2023, 16:57| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 17:09

  • Share

25 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri në Qarkun e Lezhës nga Janari në Shtator. Numri mund të jetë më i lartë pasi ende nuk kanë dalë përgjigjet e ekzamimeve të kryera në në dy javet e para të muajit tetor. Të dhënat janë bërë publike nga Shërbimi Onkologjik në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku sipas mjekes Bardha Gjoni mosha e grave të prekura është mbi 40-vjeç. Përgjatë viteve ka patur edhe raste të burrave të diagnostikuar me kancer gjiri.

“Numri më lartë i ekzaminimeve është kryer në tetor, por përgjigjet e biopsisë dalin pas tre javësh, ndaj numri i grave të prekura pritet të jetë më i lartë. Gratë mbi 40 vjec diagnostikohen më shpesh me kancer gjiri, ka edhe burra por në numër të ulët”, tha Bardha Gjoni, mjeke onkologe.

Problem për bluzat e bardha mbetet mungesa e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave, pasi ekzaminimet më të shumta bëhen gjatë tetorit, muajit sensibilizues kunder kancerit të gjirit.

“Numri i mamografike deri tani që jemi në mes të tetorit është 273, ndërsa numri i mamografive të kryera nga janai në shtator është 600 mamografi. Mund të them se kontrollet duhet të jenë periodike. Gratë nuk duhet të bëjnë vizita e mamografi vetëm në tetor”, shton mjekja.

Përgjatë tetorit rozë në Lezhë po zhvillohen një sërë aktivitetesh sensibilizuese si dhe është vënë në dispozion mamografia e lëvizshme kryesisht për gratë në zonat rurale.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?