Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki, hotelet s’paguajnë taksën e fjetjes! Kryebashkiaku Ndreu: Task-forcë, do pezullojmë lejet për stacione plazhi

28 Mars, 20:20| Përditesimi: 28 Mars, 20:44

  • Share

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi me operatorët turistike tha se janë 68 biznese që nuk paguajnë taksa, ose thënë ndryshe 29 për qind e totalit, me një vlere debie prej 19 104 892 leke. Ai paralajmëroi ngritjen e task-forces për bregdetin.

“Ka një problem që lidhet me taksën e fjetjes, 30 kalendarike u kërkuam. Atëherë si do ia bëjmë? Do ngremë një task-forcë me gjithë institucionet dhe do t’u shkojmë dhomë më dhomë. Është një shumë qesharake ë”,-tha Ndreu.

Po kaq, disa biznese që operojnë në Shëngjin, Tale e Kune nuk kanë shlyer detyrimet për shfrytëzimin e rërës, ndaj nuk do të marrin leje për stacione plazhi gjatë këtij sezoni veror. Në total janë 60 biznese me një vlere debie prej 8 145 102 lekësh.

“Nëse nuk do të shlyhen detyrimet që janë në bashki në formën e taksave, ne do të operojmë pa diskutim me mos lëshimin e lejeve të stacioneve të plazhit. Ça kuptimi ka, ti nuk je taksapagues, ti nuk e njeh fare bashkinë”,- theksoi kryebashkiaku.

Gjatë takimit me operatorët turistik Ndreu foli dhe për investimet, ku tha se në Shëngjin pritet të realizohen një sërë investimesh në rrjetin elektrike si dhe do të nisa ndërtimi i rrugës së hidrovorit e cila do të ndihmojë në çlirimin e trafikut, ndërsa problem edhe këtë sezon turistik do të jetë uji i pijshëm.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfred: 28/03/2024 20:50

    Lejo urgjentisht plazhin publik këtë verë se latë nam , me 10 kilometer plazh Shëngjini , plazh publik ka vetëm 20 meter vend dhe banditet që çfrytëzojnë plazhin nuk paguajnë as një lek për atë hapësirë të bllokuar padrejtësisht , a jeni në vehte çfarë po bëni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?