Kronikë

Lezhë/ 53-vjeçari gjendet i pajetë në fshatin Dajç (EMRI)

17 Janar, 12:06| Përditesimi: 17 Janar, 12:19

  • Share

Lezhë-Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në fshatin Dajç të Lezhës.

Arben Gazulli është gjetur thuajse i dekompozuar dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë disa kohë më parë, por nuk është konstatuar, raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Elvis Hila.

Trupi është dërguar në morgun e Tiranës ku do t’i nënshtrohet mjekesisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Raportohet se Gazulli vuante nga problemet e shëndett mendor dhe jetonte i vetëm në kushte të vështira.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?