Lekë Ndreshaj, një 78-vjeçar nga Lezha ka humbur kontaktet me familjen që prej pesë ditësh. Djali i të moshuarit, Gëzim Ndreshaj, ka bërë një apel në media për gjetjen e babait të tij.
Gëzimi thotë se i ati ka qenë në një varrim në Shkrel të Malësisë të Madhe dhe ndihen të shqetësuar që nuk po gjejnë familjarin e tyre. Ai kërkon ndihmën e qytetarëve që mund ta kenë parë.
Gëzimi tregon se babai i tij nuk konsumon alkool, ndërkohë që është parë për herë të fundit duke kërkuar një automjet për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Torovicë, Lezhë.
Kushdo që e ka parë ose mund ta shohë, të kontaktojë në numrin: 067 547 4660
Komente
