Kronikë

Lezhë/ Makina godet autobuzin e linjës Shkodër- Tiranë! Mjeti më pas përplaset nga një kamion

19 Gusht 2024, 17:47| Përditesimi: 19 Gusht 2024, 19:14

  • Share

Një aksident i cili ka ndodhur pasditen e sotme në Balldre të Lezhës, përgjatë superstrades Shkodër -Lezhë ka shkaktuar bllokim të trafikut.

Në tentativë për të kryer një parakalim, një autoveturë brenda të cilës udhëtonte një familje goditi nga pas një autobuz të linjës Shkodër- Tiranë.

Për shkak të lagështisë vetë autovetura u godit nga një kamion, por për fat të shpejtësisë jo të lartë si pasojë e një trafiku të ngarkuar, nga aksidenti nuk pati pasoja në njerëz.

Familja u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektive të qarkullimit rrugor për të zhbllokuar trafikun.

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?